LIFESTYLE, 22 Prill 2020, 18:35

Zbulohet arsyeja e vërtetë pse Kejvina Kthella vajti në Amerikë

Zbulohet arsyeja e vërtetë pse Kejvina Kthella vajti në


Pak muaj më parë, Kejvina Kthella, u zhvendos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Atje modelja realizoi një set fotografik me fotografin e njohur shqiptar, Fadil Berisha dhe të gjithë menduan se arsyeja e largimit të Kejvinës nga Shqipëria ishte për të zhvilluar karrierën e saj në modeling.

Mirëpo në një video live në Instagram, teksa po bisedonte me doktorin e VIP-ave, Skerdin, Kejvina zbuloi se në Amerikë, po bën një kurs aktrimi dhe mesa duket shumë shpejt do e shohim një aktore të mirëfilltë.

"Në fakt erdha këtu se po bëja një kurs aktrimi dhe pastaj ngela këtej. Zgjat tetë javë dhe është intensiv. Çdo ditë nisim në orën 9 dhe mbarojmë në orën 6", tha Kejvina.