LIFESTYLE, 20 Prill 2020, 21:49

Rita Ora dhe Dua Lipa së bashku në një projekt muzikor për bamirësi

Rita Ora dhe Dua Lipa së bashku në një projekt muzikor për
BBC Radio 1 së fundmi ka njoftuar një këngë bamirësie për të mbledhur para për fondin lehtësues për pasojat e coronavirusit – projekt i cili do të realizohet nga 23 yje të muzikës pop. ‘Coveri’ i këngës së Foo Fighters “Times Like These”, duke përdorur ‘telefona, tenxhere, tiganë dhe kitara akustike’, sipas producentit Fraser T Smith, përmban artistë si Dua Lipa, Coldplay’s Chris Martin, Rita Ora dhe Ellie Goulding. Të ardhurat nga ky projekt do të shfrytëzohen për të ndihmuar njerëzit britanikë të prekur nga kriza e coronavirusit. Fitimet nga dëgjuesit ndërkombëtarë do të shkojnë në Fondin e Reagimit të Solidaritetit të COVID-19 të Organizatës Botërore të Shëndetit.

Lipa tha se ajo ishte ‘mjaft krenare dhe e nderuar që është pjesë e këtij projekti’, ndërsa Goulding ka folur për ‘rolin e vlefshëm që secili duhet të luajmë në sjelljen e shpresës, guximit dhe forcës së njëri-tjetrit’.

Ky organizimin vjen menjëherë pas koncertit virtual të Lady Gagas, “One World: Together at Home”. Me tetë orë shfaqje nga artistë përfshirë Rolling Stones, Stevie Wonder dhe vetë Gaga, evenimenti grumbulloi 127.9 milionë dollarë kundër përhapjes së COVID-19.

Artistët që do të marrin pjesë në projekt:

1. 5 Seconds of Summer 2. AJ Tracey 3. Anne-Marie 4. Bastille 5. Biffy Clyro 6. Celeste 7. Chris Martin of Coldplay 8. Dermot Kennedy 9. Dua Lipa 10. Ellie Goulding 11. Grace Carter 12. Hailee Steinfeld 13. Jess Glynne 14. Mabel 15. Paloma Faith 16. Rag’n’Bone Man 17. Rita Ora 18. Royal Blood 19. Sam Fender 20. Sean Paul 21. Sigrid 22. Yungblud 23. Zara Larsson