LIFESTYLE, 22 Prill 2020, 20:10

Gruaja kanadeze shpëton nga vdekja, gjoksi me silikon devijoi plumbin

Një grua e cila u qëllua me armë, ndërsa po ecte në rrugë, ka shpëtuar për mrekulli, si pasojë e implantit që kishte vendosur në gjoks. 30 vjeçarja kanadeze, u tha mjekëve se ndërsa ecte në rrugë, ndjeu nxehtësi në kraharorin e saj dhe më pas pa gjak. Sipas mjekëve, ajo është shpëtuar nga implanti në gjoksin e saj, i cili nuk ka lejuar që plumbi të kalojë në zemër, duke u devijuar. Gruaja ka patur vetëm frakturë në brinjë. Fotografia e publikuar nga Daily Mail, tregon se si plumbi ka hyrë tek implanti, duke i shpëtuar jetën kanadezes.