LIFESTYLE, 22 Prill 2020, 12:18

FOTOT/ Andrra ditëlindjen në karantinë, Sinan Hoxha e mbush me dhurata të shtrenjta! Familja festojnë në oborrin e vilës


Andrra Destani, bashkëshortja e këngëtarit Sinan Hoxha ka festuar ditëlindjen e saj në karantinë. Pranë dy njerëzve më të dashur të jetës së saj, djalit dhe bashkëshortit, Andrra ka ndarë pamje nga festa e saj e ditëlindjes në oborrin e vilës. Me një tortë të bukur, një shishe shampanjë dhe disa kuti bizhuterish në tavolinë, duket se këngëtari Sinan Hoxha e ka mbushur në dhurata me vlerë, gruan e tij. “Ditëlindja më e bukur që kam festuar deri më tani! U bë dhe biri të më këndojë për mua. Faleminderit shumë dashuritë e mia. Ju dua pafund!”– shkruan Andrra Destani përkrah fotove të postuara në rrjete sociale.
 
View this post on Instagram
 

T H A N K F U L ❤️

A post shared by Aɴdrrα Deѕтαɴι (@andrradestani) on

Çifti Sinan Hoxha dhe Andrra Destani kanë disa vite të martuar dhe janë prindër të një djali.