TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotaqis ka shpjeguar sot rregullat e mbylljes së dytë të Greqisë, për të përballuar valën e re të pandemisë së shkaktuar nga Covid-19.
Të shtunën në mëngjes, hyjnë në fuqi rregullata e reja, deklaroi kryeministri Mitsotaqis. Kjo do të jetë edhe mbyllja e dytë e vendit brenda këtij viti.
“Rritja e rasteve të reja në pesë ditët e fundit na "detyroi" të marrim masa tani, në vend që të prisnim për të parë nëse do të funksiononin kufizimet e njoftuara kohët e fundit. Nëse qeveria priste dhe masat aktuale nuk do të funksiononin, presioni mbi spitalet do të ishte "i papërballueshëm"”, deklaroi Mitsotaqis.
Me masat e reja parashikohet mbyllja e të gjitha dyqaneve me pakicë, ndalimi i udhëtimeve midis rajoneve dhe do të vendoset një sistem i tillë që qytetarët të dërgojnë mesazhe tek një numër qeveritar për të kërkuar leje për të lëvizur.
Parashikohet mbyllja e shkollave të mesme ndërsa kopshtet dhe shkollat fillore do të qëndrojnë të hapura.
Ai gjithashtu tha se qeveria do të mbështesë financiarisht qytetarët të cilët do të dëmtohen nga bllokimi i ri, duke vënë në dukje se detajet e planit do të paraqiten nga Ministri i Financave Christos Staikouras.
/TPZ.al/