TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-deputeti demokrat, Agron Shehaj ka reaguar pas arrestimit të Klevis Balliut dhe disa banorëve protestues të Unazës së Re.
Në një postim në facebook, Shehu shkruan se projekti i Unazës së Re është një projket kriminal dhe se për këtë duhej të ishin në burg të paktën Damian Gjiknuri, Afrim Qendro dhe juristët e ARRSH-së dhe jo banorët që mbrojnë shtëpitë, apo politikanët si Balliu.
Ai shton më tej se “nuk do të ketë kurrë drejtësi nëse prokurorët që zvarrisin, pengojnë dhe mbyllin hetimet për këtë megavjedhje nuk do japin edhe ata llogari për mbrojtjen e krimit”.
Postimi i plotë:
Projekti i Unazës së Re është nga konceptimi deri në zbatim një projekt kriminal për grabitjen e miliona eurove nga paratë e shqiptarëve. Hajdutët u kapën me “plaçkën në duar” kur opozita zbuloi fantazmën DH Albania me anë të së cilës Edi Rama dhe bashkëpunëtorët e tij do vidhnin dhe pastronin në SHBA rreth 30 milionë euro (përfshirë edhe fondet e vjedhura nga OSSHE).
Sot, të paktën Damian Gjiknuri, Afrim Qendro dhe juristët e ARRSH-së duhet të ishin në burg. Por kjo është qeveria e hajdutëve dhe kriminelëve, ndaj ata janë të lirë dhe në krye të Partisë Socialiste. Në burg janë banorët që mbrojnë shtëpitë e tyre nga vjedhja dhe politikanët si Klevis Balliu, i cili u ka qendruar banorëve pranë çdo ditë.
Në Shqipëri nuk do ketë kurrë drejtësi deri në ditën kur Edi Rama, Damian Gjiknuri dhe Afrim Qendro nuk do të jenë pas hekurave të paktën për këtë vjedhje. Në Shqipëri nuk do të ketë kurrë drejtësi nëse prokurorët që zvarrisin, pengojnë dhe mbyllin hetimet për këtë megavjedhje nuk do japin edhe ata llogari për mbrojtjen e krimit.
