AKTUALITET, 8 Maj 2019, 18:51

Aksident në Tiranë, pëson atak në timon, ndërron jetë i riu

Aksident në Tiranë, pëson atak në timon, ndërron


Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në kryeqytet. Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se rreth orës 17:45, në Bulevardin “Gjergj Fishta”, shtetasi S.V, 30 vjeç, duke drejtuar mjetin dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga duke u përplasur me një pemë.

Shtetasi S.V., ka ndërruar jetë, ku dyshohet si pasojê e arrestit kardiak. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht ngjarja dyshohet aksidentale.