TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar pas vizitës së Shefes së politikës së Jashtme të Bashkimit Europian Federica Mogherini, në Tiranë.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Vasili e quan vizitën e Mogherinit si qokën e saj të fundit në ikje për Edi Ramën.
Sipas tij, mogherini flet për një Shqipëri që nuk ekziston, pasi Vasili shprehet se Reforma në Drejtësi, jo vetëm që nuk mbështetet nga 80 % të qytetarëve siç thotë Mogherini, por 63% nuk e mbështesin.
Më tej Vasili ka numëruar faktet e thëna nga Mogherini, por që sipas tij janë vetëm imagjinare, pasi realiteti është ndryshe.
Postimi i plotë:
Mogerini ne ikje i ben qoken e fundit Edi Rames !!
Federica Mogerini ne ikje, flet per nje Shqiperi qe nuk ekziston.
Ajo habiti per keq shqiptaret duke dhene fakte imagjinare ne vend te te vertetave,qe ata i njohin mire.
Se pari:Eshte e vertete se 63 % e shqiptareve nuk e mbeshtesin reformen ne drejtesi dhe nuk eshte aspak e vertete ajo qe thote Mogerini se 80% e shqiptareve mbeshtesin ate.
Se dyti:Eshte e vertete,qe Shqiperia e ka marre rekomandimin per hapjen e negociatave qe ne vitin 2016 dhe dhe jo vjet kur thote Mogerini.Bile vjet Shqiperise ju shtuan edhe 7 kushte te tjera.
Se treti:Eshte e vertete qe reforma ne drejtesi eshte deshtim i plote,Shqiperia eshte pa drejtesi,pa gjykate kushtetuese dhe te larte,me veting me dy standarte dhe me nje KLGJ dhe KLP kur njerez pa integritet deri dhe bashkepuntore te sigurimit jane pjese e tyre dhe nuk eshte aspak e vertete ajo qe thote Mogerini se ajo eshte nje histori suksesi per tu marre shembull.