AKTUALITET, 8 Maj 2019, 19:46

“Moment i pazakontë”, Rama flet pas mbledhjes së Kryesisë: Zgjedhjet mund të krijojnë një situatë të re politike

“Moment i pazakontë”, Rama flet pas mbledhjes së


Kryeministri Edi Rama, megjithëse e konsideron të pazakontë situatën aktuale politike, thekson se ajo mund të krijojë një situatë të re politike në vend.

“Është një moment i pazakontë por ka gjithë potencialin e vet për të krijuar një situatë të re politike”, theksoi ai.

I pyetur nëse zgjedhjet mund të bëhen pa opozitën më 30 qershor, Rama, tha se me rëndësi janë standardet e tyre dhe jo numri i partive.

“Në një palë zgjedhje të gjithë duhet të kenë të drejtën të zgjedhin dhe po ashtu kanë të drejtën të mos zgjedhin, të rrinë në shtëpi. Mbi bazën e atij besimi vazhdon funksionimi normal i sistemit demokratik. Ata që nuk marrin pjesë në zgjedhje, ua lënë të tjerëve. Në një demokraci zgjedhjet i bëjnë standardet, që janë të garantuara dhe sigurisht të përmirësueshme”, theksoi ai.