AKTUALITET, 8 Maj 2019, 19:19

Operacioni “I fundit”/ Çmontuan 30 makina të vjedhura, pranga 8 shqiptarëve


Me shtatë urdhra ndalimi në paraburgim dhe një në arrest shtëpiak.

Ky është rezultati i një operacioni të koduar “I fundit” i organizuar nga karabinierët italianë në Novara kundër një grupi i përbërë nga shtetas shqiptarë.

Ata akuzohen për përfshirjen në një shoqëri kriminale, pastrimin e parave dhe marrjen e mallrave të vjedhura.

Të arrestuarit ishin të specializuar në çmontimin e veturave të vjedhura, me baza logjistike në Trezzano sul Naviglio dhe Legnano.

Pjesët e të paktën tridhjetë veturave tashmë të çmontuara u konfiskuan atje.

Gjatë fazës së mëparshme të operacionit, i cili zgjati 18 muaj, u arrestuan 32 persona, të ndarë në 7 grupe të pavarura nga njëri-tjetrit.

Ata janë përgjegjës për 70 vjedhje të kryera në dëm të shtëpive dhe bizneseve publike në rajonet e Veriut Perëndimor të Italisë.