LIFESTYLE, 27 Mars 2019, 20:38

“Xhirot e para nga blloku”, moderatorja e njohur publikon fotot nga fëmijëria dhe dukej…

Moderatorja e njohur, Bora Zemani, gjithmonë tërheq vëmendjen e fansave e mediave me pamjen dhe stilin e saj.

Pas prezantimit të “Kënga Magjike”, Bora lajmëroi se do të vinte me një projekt të ri me vëllezërit binjak, Romeo dhe Donaldi.

Por ditën e sotme, moderatorja duket se është bërë nostalgjike. Në profilin  e saj në “Instagram”, Bora ka publikuar dy fotografi të vjetra, ku i ka treguar fansave se si dukej kur ka qenë e vogël.

“Xhirot e para nga blloku”, ka shkruar moderatorja krahas fotove, ku ajo shihet e veshur plotë stil me një fustan ngjyrë rozë. Gjithashtu ajo mban syze dhe një kapele në kokë.