LIFESTYLE, 27 Mars 2019, 09:36

‘Ushtria’ e fëmijëve po vjen, 9 infermiere të të njëjtit spital janë shtatzënë

‘Ushtria’ e fëmijëve po vjen, 9 infermiere të të

Një ngjarje e pazakontë po ndodh aktualisht në një nga spitalet e Portland, Maine. Nëntë infermiere janë në pritje të ëmbël në të njëjtën kohë dhe pritet që ushtria me fëmijë të vijë në jetë njëri pas tjetrit.

Ishte Qendra Mjekësore e Maine ajo që e dha këtë lajm të mirë me anë të një postimi në rrjetet sociale, teksa uroi infermieret për shtatzënitë e tyre.

“Si mendoni për një bum bebesh? Nëntë nga infermieret tona, 8 prej të cilave janë në foto, pop presin bebe që mendohet të lindin gjatë periudhës prill-korrik. Urime!”– shkruan faqja e spitalit.

Dhe nëse po mendoni se si do t’ia bëjë spitali pa infermiere pas lindjes së tyre, mos u shqetësoni, ata e kanë një plan!