TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Rasti i Xhensila Myrtezaj ishte më i fundit, ku komenti që e quante vajzën e saj ‘me sindromën Down’ e preku shumë këngëtaren. Aq sa ajo bëri një replikë duke e uruar të shkojë në ‘ferr’.
Mirëpo mesa duket një rast i ngjashëm i ka ndodhur dhe modeles së famshme me origjinë shqiptare, Emina Çunmulaj. Ajo ka ndarë me ndjekësit në Instagram disa video ku tregon gjithë mllefin që i është krijuar nga ‘shpirtkëqijtë’ që fshihen pas profileve fallco dhe sjellin komente negative për fëmijët e saj.
Kjo, për Eminën është e patolerueshme.
“Po mendoj seriozisht të heq qafe Instagramin, sepse çmendem fare dhe bëhem super protektive kur lexoj komente që kanë të bëjnë me fëmijët e mi. Me të drejtë jam ajo nënë që nëse do takoja dikë që do e dija si duket… sepse nëse fshihesh pas një profili të rremë.. dhe ndjen të thuash diçka shumë të keqe për fëmijët e mi, sepse e bën të ndihet mirë, vërtet, po ta dija kush je, para një milion njerëzve do të të rrihja për vdekje. Do ta beja dhe nuk më plas sa i madh apo i vogël je, do të të rrihja për vdekje.
Më vjen keq për ty, kushdo qofsh pas asaj maske, uroj t’i kesh ditë të trishtuara, ato që të kanë mbetur, sepse këtë meriton thellë është një pjesë tjetër e imja që ndjen keqardhje për ty, sepse ti nuk do ndihesh kurrë i lumtur, por sinqerisht sado që dua të them të mos jesh i lumtur, vërtet dua të ndihesh i lumtur sepse vetëm atëherë do mundesh të kuptosh që jeta nuk është aq e keqe dhe e mbushur me urrejtje si shpirti yt”,-ka thënë modelja Emina Çunmulaj, në videot e hedhura në InstaStory.