LIFESTYLE, 27 Mars 2019, 20:36

Pa reçipeta e mjaft seksi, Françeska Jaçe surprion fansat me fotot provokuese

Ish-banorja e “Big Brother”, Françeska Jaçe, vazhdon që të tërheqë vëmendjen e të gjithëve. Ajo gjithashtu vijon që të surprizojë fansat e saj me pozat seksi dhe provokuese në profilin e “Instagram”-it.

 

Ditën e sotme, Françeska ka publikuar disa fotografi në të cilat shfaqet me një maskë në pjesën e syve. Ndërkohë mban veshur një minifustan të zi prej tyli me mëngë të gjata dhe taka të zeza.

Ajo që vihet re është se Jaçe ka zgjedhur të mos veshë reçipeta, pasi duket se është mjaftuar me mbulimin e gjoksit thjesht me gurët e vegjël që përmban fustani. “Dëshira misterioze”, shkruan bashkëngjitur me fotot Françeska.