TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Më shumë se 2000 objekte prej argjendi që peshojnë 400 kilogramë u zbuluan rastësisht nga disa punëtorë në Shën Petersburg.
Që prej revolucionit bolshevik, para një shekulli, thesari i familjes Nariçkin konsiderohej i zhdukur.
Familje e madhe fisnike në epokën cariste, Nariçkinët u arratisën nga Rusia pas revolucionit bolshevik në 1917. Ky thesar arrin vlerën 2,6 milionë euro.
“Një zbulim i tillë është jashtëzakonisht i rrallë, një thesar i plotë, që ka qenë i të njëjtës familje. Kjo është unike”, deklaroi sot Olga Taratynova, drejtoreshë e muzeut të pallatit “Tsarskoie Selo”.
Thesari u zbulua në vitin 2012 gjatë punimeve riparuese në një godinë që ndodhet në mes të qendrës së ish-kryeqytetit perandorak.
Punëtorët zbuluan aty rastësisht, pasi thyen një tullë, një sallë të vogël sekrete ku ndodheshin arka të mbushura me objekte prej metali të çmuar.