LIFESTYLE, 27 Mars 2019, 13:36

Dy zogj të dashuruar, Adelina Tahiri filmohet në momente romantike me partnerin

Në gusht të vitit që lamë pas, këngëtarja e njohur Adelina Tahiri u bë nënë për herë të parë.

Ajo solli në jetë një djalë, që së bashku me partnerin, avokatin Serjoza Markov, vendosën ta pagëzojnë me emrin Jon. Që prej ardhjes në jetë të vogëlushit, Adelina ka nisur të ndajë më shpesh foto të ëmbla me familjen e saj, të cilën pak kohë më parë e mbante larg syrit të mediave.

Herë pas here, ajo publikon për ndjekësit momente romantike me bashkëshortin e saj, siç ka bërë edhe së fundmi.

Teksa udhëtojnë së bashku, përkëdheljet mes tyre nuk kanë munguar as në avion. Adelina ka publikuar një foto ku shfaqet e mbështetur tek bashkëshorti, teksa ai i ka hedhur njërin krah mbi supe dhe këngëtarja i mban dorën, duke buzëqeshur para kamerës.