TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nuk kishte mbetur më asgjë. Të gjithë sytë po i mbanin te barku i Xhensilës. Diku dukej më pak, diku dukej më shumë, por dukej aq sa nuk mund të fshihej. Dalëngadalë kishte filluar të rritej dhe, tashmë edhe ata të dy e kuptuan: gjërat më të bukura në jetë nuk mund ta mbahen gjatë të fshehta, duhen ndarë me të gjithë.
Xhensila është në pritje të ëmbël dhe, më në fund, është dorëzuar. Bashkë me Besin, nga Como, aty ku realizuan klipin dhe setin e fotografive para dasme – aty ku është ngjizur dashuria dhe aty ku bukuroshja mori propozimin e shumëpritur, sapo ka shpallur edhe lajmin e bukur.
“Kur dy bëhen tre…” – shkruan këngëtarja pak minuta më parë në një foto të ëmbël.
https://instagram.com/p/Bgd2hEuh5nb/
Pas saj, edhe Besi ka postuar të njëjtën foto me një dedikim për atë që do të vijë së shpejti në jetë: “Kur jetën ta bekojnë të mirat që vijnë, edhe mbi të gjitha ata që t’i sjellin. Ardhsh me bekimin e Zotit” – shkruan aktori, i lumtur po aq sa bashkëshortja që shumë shpejt do të gëzojë një status tjetër.
https://instagram.com/p/Bgd3b9bAYWE/