LIFESTYLE, 17 Mars 2018, 12:04

Pas ndarjes nga Justin, Selena Gomez shfaqet për herë të parë në publik me një “look” ndryshe (FOTO)

Pas ndarjes nga Justin, Selena Gomez shfaqet për herë të

Selena Gomes dhe Justin Bieber vetëm 4 ditë më parë i dhanë fund lidhjes së tyre. Kujtojmë që pas një shkëputje të gjatë, çifti i njohur u ribashkua në tetor të vitit të kaluar duke i gëzuar të gjithë fansat.

Mirëpo ky ribashkim nuk gëzoi nënën e Selenës, e cila gjatë gjithë kohës e ka kundërshtuar lidhjen e së bijës me këngëtarin e njohur. Madje ndarja e Selenës kësaj radhe me Justin u hamendësuar se kishte lidhje pikërisht me qëndrimin kundër të familjes së këngëtares.

Një burim i sigurt pranë çiftit ka thënë për “DailyMail” se nuk është nëna e Selena-s arsyeja e ndarjes së çiftit. Kësaj radhe ata kanë vendosur të bëjnë një periudhë shkëputjeje si rezultat i konflikteve të vazhdueshme që kanë me njëri-tjetrin.

Që pas ndarjes Selena është shfaqur për herë të parë në publik në Malibu së bashku me shoqen e saj të ngushtë. Bukuroshja u shfaq me një buzëqeshje rrezëllitëse në fytyrë dhe me një “look” ndryshe ç’ka na tregoi se ajo nuk po e përjeton keq ndarjen kësaj here.

Ku i dihet mbase pas disa ditësh Selenën dhe Justin do t’i shohim sërish bashkë.

[gallery ids="81621,81622,81619,81620,81623,81624"]