LIFESTYLE, 17 Mars 2018, 20:51

“Si e njoha Visin”, flet për herë të parë Lori Hoxha

“Si e njoha Visin”, flet për herë të parë Lori

Trashëgimtarja e Top Channel Lori Hoxha është shumë e rezervuar për sa i përket jetës së saj private. Ajo rrallëherë publikon foto me gjysmën e saj më të mirë, Vis Bajraktarin. Ata janë bashkë prej më shumë se 6 vitesh, por Lori preferon që këtë pjesë të jetës së saj ta mbaj vetëm për vete.

E ftuar në emisionin radiofonik “You & Me” Lori ka treguar për herë të parë si është njohur me Visin. Ata janë takuar në shkollë, dhe Lori tregon se nuk ka qenë dashuri me shikim të parë.

“Ne kemi bashkë 6 vjet e gjysmë. Jemi njohur në shkollë, nuk ishte dashuri me shikim të parë. U deshëm fillimisht si njerëz, pastaj si romantikë. Unë nuk bëj hapa e para. E bëri ai. Kur shkova në shkollë për herë të parë, njerëzit mu turrën, kurse Visi më mbrojti. Me hodhi krahun si shok i mirë. U afrua me familjen time”,- ka treguar Lori.

[gallery ids="81804,81805,81806,81807,81808"]