LIFESTYLE, 17 Mars 2018, 15:05

“Dorë me një”: Këto 5 truke do t’ju heqin rrathët e zinj poshtë syve

“Dorë me një”: Këto 5 truke do t’ju heqin

Disa prej nesh mund të kemi probleme me rrathët e zinj poshtë syve. Mësoni disa metoda natyral se si t’i largoni:

Përdorni feta kastraveci – Kjo metodë përdoret për të rifreskuar pamjen e lëkurës rreth syve. Vini nga një fetë të hollë kastraveci në secilin sy dhe mbajini për 10-15 minuta. Këtë procedurë mund ta bëni çdo ditë.

Vendosni qese çaji të ftohtë ose kube akulli të vogla të mbështjella me leckë të butë – Mbajini për 10-15 minuta çdo ditë. Kështu do të shmangni edhe fryrjen e syve.

Përdorni patate – Grini një patate. Mbajeni për 30 minuta me sy të mbyllur. Shpëlajini me ujë të ngrohtë.

Përdorni një lugë të ftohtë – Vendoseni lugën për 10-15 minuta në frigorifer dhe pastaj mbajeni në sy, derisa luga të marrë temperaturën e ambientit.

Përdorni krem për sytë që përmban vitaminë K dhe retinol – Rrathët poshtë syve shkaktohen zakonisht nga mungesa e vitaminës K. Një përdorim i përditshëm dhe afatgjatë i këtyre kremrave ka më shumë efekt. Në rastet kur përdorni makijazh, mund të aplikoni edhe korrektorin për të mbuluar rrathët e zinj.