LIFESTYLE, 17 Mars 2018, 14:58

Kendall Jenner tregoi çmendurinë që ka bërë e dehur

Njerëzit e famshëm nuk janë imunë ndaj çmendurive dhe madje ia kalojnë edhe njerëzve të zakonshëm.

Në moshën 20-vjeçare, supermodelja Kendall Jenner bëri një tatuazh në gjendje të dehur!

Ishtë vetëm një fjalë, e para që i erdhi ndër mendje: “Meow”!

Vendi është edhe më i pazakontë: Në brendësi të buzës së poshtme!

E ftuar në emisionin “Ellen Show”, Kendall pohoi se ky nuk është vendimi më i keq që ka marrë ndonjëherë.

“Të paktën nuk dhembi”, tha 22-vjeçarja.