LIFESTYLE, 17 Mars 2018, 13:20

Habit Samanta Karavella: Jam e virgjër në vesh

Habit Samanta Karavella: Jam e virgjër në vesh

Samanta Karavella është një ndër këngëtaret më të komentuara të showbiz-it shqiptar, jo vetëm për anën profesionale, por edhe atë personale. Vazhdimisht është përfolur se është në një lidhej dashurie, por gjithmonë e ka mohuar duke thënë se është single.

Në një intervistë për “Pop Culture”, Samanta u pyet nëse është ende e virgjër duke u nisur nga fakti që gjithmonë ka deklaruar se është single.

“Në vesh…”, ishte përgjigjja e këngëtares simpatike dhe filloi të qeshte me të madhe.

Ajo tha se nuk i pëlqen që jeta e saj private të përflitet dhe është treguar mjaft e kujdesshme në mos ekspozimin e të dashurve të saj.

“Unë i fsheh të dashurit. Privatësinë e ruaj me fanatizëm. Duke qenë person publik, është e pamundur ta shmangësh, por jeta ime është jeta ime dhe nuk dua ta ndaj me të tjerët”, tha Samanta.