TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ashtu siç kishte paralajmëruar më parë, Dritan Gina bëri kallëzim penal në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për Arta Markun për shpërdorim detyre.
Gina sapo është shkarkuar nga Prokuroria e Elbasanit dhe sqaroi për mediat se nuk mund të tregohet kokëfortë dhe nuk mund të mbajë të bllokuar zyrën e tij.
“U keqinterpretua nga ju që unë nuk lirova zyrën e shtetit, mbylla derën me çelës e budallalliqe të tilla. Unë jam profesionist, unë nuk mund të rri në atë zyrë me forcë. I bëj thirrje prokurorëve të mos nëpërkëmben nga shokët e partisë sepse ato janë prokurorë” u shpreh Gina në dalje të prokurorisë së Krimeve të Rënda.
“Me kokëfortësi nuk mund të rri në Prokurorinë e Elbasanit, por këtu është bërë për të thënë “Shqipëri hesapi” u shpreh Dritan Gina në fund të deklaratës.