TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, reagoi pas komentit të bërë nga ambasadori i Austrisë, Johann Sattler.
Manjani i komentoi nw Twitter austriakut, i befasuar nga mendimi i tij.
“Unë jam i befasuar nga “paanshmëria” e kësaj deklarate, sidomos në komentet e adresuara për opozitën unike dhe gurët imagjinare të hedhur. Dhe meqë ra fjala, sa ishte numri i policëve të dëmtuar nga këta gurë imagjinarë? Ju përshëndes!”, shkroi Manjani.
Në Twitter ai shkroi se gjithçka ishte mirë, derisa nisën të fluturonin gurët.
“Shqipëria i kap lajmet kryesore austriake 3 deri ne 5 herë në vit. E djeshmja ishte një e tille, fatkeqësisht, me çështje kryesore dhunën! Ishte një shfaqje e madhe e forcës se qytetarëve të angazhuar derisa gurët fluturuan. Një mundësi e humbur. Një sjellje aspak unike për opozitën aktuale.”, shkroi Sattler në profilin e tij.