AKTUALITET, 17 Shkurt 2019, 23:34

Torino ndal Napolin, Juventusi tani edhe më i shkëputur

Torino e Ualter Maxarrit arriti të merrte një pikë shumë të vlefshme në transfertën në “San Paolo”. Vendasit dominuan gjatë të gjithë takimit dhe goditën 10 herë portën e mbrojtur nga Sirigu, por në fund të 90 minutave rezultati qëndroi 0 – 0.

Një tjetër e veçantë e kësaj ndeshje ishte dhe numri i lartë i kartonëve të verdhë, plot tetë të tillë, njërin prej të cilëve e mori mbrojtësi i kombëtares sonë Elseid Hysaj.

Në këtë takim futbollisti shkodran u aktivizua si mbrojtësi i krahut të majtë dhe luajti gjatë të gjithë 90 minutave.

Juventusi tani është edhe më i shkëputur: +13 pikë.