TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mungojnë Neymar dhe Cavani? Nuk ka problem, Paris Saint Germainit i mjafton Kylian Mbappe. Talenti francez realizoi golin e vetëm të takimin me Saint Ettiene në transfertë, që vazhdo të kryesojë bindshëm Ligue 1.
12 pikë më shumë se Lille ka grumbulluar Parisi, që ka edhe 2 ndeshje më shumë për të zhvilluar se rivali më i afërt.
Duke iu kthyer ndeshjes me Saint Etienne, goli i realizuar nga Mbappe ishte vërtet i bukur, me një koordinim perfekt në goditje pas asistimit të Dani Alvesit.
Në vijën e parë të sulmit, përkrah 20-vjeçarit luajti argjentinasi di Maria në rreshtimin 3-5-2.
PSG thjesht po ecën i qetë drejt titullit të radhës kampion në Francë, teksa vëmendja e drejtuesve është fokusuar në Champions, për të administruar sa më mirë suksesin e pastër 0-2 të arritur në “Old Trafford” me Manchester United.