AKTUALITET, 19 Maj 2021, 16:32

Vuçiç: Kurtin do ta takoj nëse nuk kam një punë tjetër

Vuçiç: Kurtin do ta takoj nëse nuk kam një punë

Në qershor pritet që të zhvillohet takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në kuadër të dialogut.

Vuçiç në një prononcim për mediat ka deklaruar se në këtë takim do të marrë pjesë vetëm nëse nuk ka ndonjë punë tjetër.

“Nëse ajo ditë është e lirë për mua, do të shkoj, nëse jo, do t’iu them që ta shtyjnë takimin për një ditë tjetër”, ka thënë Vuçiç.

Ndërkaq, 11 maji ishte përmendur si datë për takim mes Kurtit dhe Vuçiçit në Bruksel, por ky takim nuk ndodhi.