AKTUALITET, 19 Maj 2021, 13:24

KAS rrëzon PD-LSI, nuk do të përsëriten zgjedhjet në Gjirokastër

KAS rrëzon PD-LSI, nuk do të përsëriten zgjedhjet në

Nuk ka përsëritje zgjedhjesh në Gjirokastër. KAS vendosi sot rrëzimin e kërkesës së PD dhe LSI që kërkon pavlefshmëri të rezultatit zgjedhor në këtë qark.

KAS rrëzoi edhe kërkesën ankimore të kandidatit të pavarur të Vetëvendosjes, Kreshnik Merxhani.

Mbledhja u shoqërua me debate mes anëtarëve të KAS por edhe përfaqësuesve të partive.

Po sot KAS do të shqyrtojë dhe kërkesën e përsëritjes së zgjedhjeve në qarkun e Beratit dhe Vlorës kërkuar nga LSI e PD.