AKTUALITET, 19 Maj 2021, 15:08

DASH shpalli non grata Sali Berishën dhe familjen e tij, reagon ambasadorja Yuri Kim


Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar pas vendimit të Departamentit amerikan të Shtetit që shpalli non grata ish-kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij.

Në profilin e saj zyrtar në Twitter, diplomatja ka ripostuar vendimin e publikuar në faqen e internetit të DASH si dhe deklaratën e Sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken.

Ambasadorja amerikane nuk ka bërë komente të tjera përveç vendimit të DASH, të cilin e ka shpërndarë në profilin e saj.

Lexo edhe:

https://www.tpz.al/2021/05/19/sali-berisha-shpallet-non-grata-nga-shba-te-si-person-i-korruptuar/