AKTUALITET, 19 Maj 2021, 15:30

Koronavirusi në Kosovë/ Tetë viktima dhe 62 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit

Koronavirusi në Kosovë/ Tetë viktima dhe 62 raste të reja

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë konfirmuar të infektuar me Covid 62 raste të reja nga 4049 testime dhe kanë humbur jetën tetë persona.

Ministria bën me dije se viktimat janë shënuar në komunat: Prishtinë 2 raste (69, 55 vjeç), Malishevë 1 rast (72 vjeç), Mitrovicë 1 rast (69 vjeç), Obiliq 1 rast (89 vjeç), Prizren 1 rast (74 vjeç), Rahovec 1 rast (61 vjeç), Suharekë 1 rast (76 vjeç).

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 379 pacientë duke e çuar në 100 612 numrin e përgjithshëm të të shëruarve dhe numri i rasteve aktive është 4.218.

Ndërkohë nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri total i rasteve pozitive është 107.065 raste nga 579.663 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, mes të cilëve kanë humbur jetën 2 235 persona.