TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, është shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si person "i korruptuar".
Këtë lajm e ka dhënë Sekretarti Amerikan i Shtetit, Antony Blinken. Berishës dhe familjarëve të tij u është ndaluar menjëherë hyrja në SHBA.
Ky është një lajm mjaft tronditës për ish kryeministrin Berisha, i cili e ka përshkruar gjithmonë veten si një "pro amerikan".
Në njoftimin publik të Sekretarit të Shtetit, thuhet se Berisha është përfshirë në korrupsion madhor dhe se e ka përdorur pushtetin për të pasuruar aleatët dhe familjarët e tij .
"Sot unë po e përcaktoj publikisht Sali Berishën, ish President i Shqipërisë, ish Kryeministër i Shqipërisë dhe ish deputet i Kuvendit të Shqipërisë, për shkak të përfshirjes së tij në korruption madhor. Veçanërisht në cilësinë e tij zyrtar si Kryeministër i Shqipërisë, Berisha u përfshi në akte korruptive, si shpërdorimin e fondeve publike dhe ndërhyrjen në procese publike, përfshirë përdorimin e pushtetit të tij për përfitime personale dhe për të pasuruar aleatët politikë dhe familjarët e tij, në kurriz të besueshmërisë së popullit shqiptar tek institucionevt qeverisëse dhe zyrtarët publikë.
Gjithashtu, retorika e tij tregon që ai është i gatshëm të mbrojë veten e tij, familjarët dhe aleatët politikë, në kurriz të hetimeve të pavarura, përpjekjeve anti-korrupsion dhe masave të llogaridhënies. Me këtë përcaktim, unë jam duke rikonfirmuar nevojën për llogaridhënie dhe transparencë në institucionet demokratike të Shqipërisë, proceset demokratike dhe veprimet e zyrtarëve publikë.
Ky përcaktim bëhet sipas nenint 7031(c) Department of State, Foreign Operations, and Related Programs Appropriations Act, 2021.
Përveç Berishës, unë po përcaktoj publikisht, gruan e tij Liri Berisha, djali i tij, Shkëlzen Berisha dhe vajza e tij Argita Berisha Malltezi. Këta individë nuk lejohet të udhëtojnë në SHBA", thuhet në deklaratën publike.
Njoftimi i Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken në Twitter:
"Veprimet korruptive të ish presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha, e kanë minuar demokracinë në Shqipëri. Unë po e përcaktoj publikisht Berishën dhe familjarët e tij të afërt, si të papërshtatshëm, për t'u futur në SHBA. Ne qëndrojmë të bashkuar kundër korrupsionit me partnerët tanë në Shqipëri", thuhet në njoftimin e Blinken.
