AKTUALITET, 19 Maj 2021, 14:34

Sekretari amerikan i Shtetit: Arsyet pse Sali Berisha dhe familja shpallen non-grata në SHBA

Sekretari amerikan i Shtetit: Arsyet pse Sali Berisha dhe familja shpallen


Shpallja non-grata e Sali Berishës dhe familjes së tij u argumentua nga Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken.

Sipas zyrtarit të nivelit më të lartë amerikan, Sali Berisha ishte i përfshirë në veprime korruptive si kryeministër dhe ka përdorur pushtetin për përfitimet e tij, për të pasuruar familjarët dhe aleatët e tij politikë.

Blinken thekson se Berisha me retorikën e tij tregon se është i gatshëm të mbrojë veten dhe njerëzit rreth tij në kurriz të hetimeve të pavarura.

Sot unë po e përcaktoj publikisht Sali Berishën, ish President i Shqipërisë, ish Kryeministër i Shqipërisë dhe ish deputet i Kuvendit të Shqipërisë, për shkak të përfshirjes së tij në korruption madhor. Veçanërisht në cilësinë e tij zyrtar si Kryeministër i Shqipërisë, Berisha u përfshi në akte korruptive, si shpërdorimin e fondeve publike dhe ndërhyrjen në procese publike, përfshirë përdorimin e pushtetit të tij për përfitime personale dhe për të pasuruar aleatët politikë dhe familjarët e tij, në kurriz të besueshmërisë së popullit shqiptar tek institucionevt qeverisëse dhe zyrtarët publikë.

Gjithashtu, retorika e tij tregon që ai është i gatshëm të mbrojë veten e tij, familjarët dhe aleatët politikë, në kurriz të hetimeve të pavarura, përpjekjeve anti-korrupsion dhe masave të llogaridhënies. Me këtë përcaktim, unë jam duke rikonfirmuar nevojën për llogaridhënie dhe transparencë në institucionet demokratike të Shqipërisë, proceset demokratike dhe veprimet e zyrtarëve publikë.

Ky përcaktim bëhet sipas nenint 7031(c) Department of State, Foreign Operations, and Related Programs Appropriations Act, 2021.

Përveç Berishës, unë po përcaktoj publikisht, gruan e tij Liri Berisha, djali i tij, Shkëlzen Berisha dhe vajza e tij Argita Berisha Malltezi. Këta individë nuk lejohet të udhëtojnë në SHBA", thuhet ndër të tjera në deklaratën publike.