AKTUALITET, 19 Maj 2021, 14:43

Berisha “non grata” nga SHBA, vjen reagimi i parë nga PS


Vjen reagimi i parë nga Partia Socialiste, pas vendimit të DASH për të shpallur “non grata” Sali Berishën. Reagimi ka ardhur nga kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili e ka përshëndetur shpalljen e Berishës dhe familjarëve të tij non grata.

Reagimi i Taulant Ballës:

PËRSHËNDES VENDIMIN E SHTETEVE TË BASHKURA TË AMERIKËS????? NDAJ SALI BERISHËS:

“Aktet e korruptuara të ish-Presidentit të Shqipërisë Sali Berisha kanë minuar demokracinë në Shqipëri. Po e shpall Berishën dhe anëtarët e afërt të familjes së tij si të papranueshëm për të hyrë në Shtetet e Bashkuara.

Ne mbetemi #tëbashkuarkundërkorrupsionit me partnerët tanë në Shqipëri.”

Sekretari i Shtetit

Antony Blinken