TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Vendimin e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve për t’i shpallur të vlefshme zgjedhjet në qarkun e Gjirokastrës, PD e ka cilësuar si të kundraligjshëm.
Në një deklaratë për mediat, Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD, Ivi Kaso u shpreh se vendimi do të ankimohet në Kolegjin Zgjedhor.
Sipas Kasos, ajo që u vendos sot në mbledhjen e KAS, “duke mos marrë provat në shqyrtim duket të mos përsëritet në Kolegjin Zgjedhor."
Ai kërkoi që të bëhet një hetim i plotë dhe që vendimmarrja e Kolegjit të jetë e ndryshme nga ajo e SPAK dhe zgjedhjet në qarkun e Gjirokastrës të shpallen të pavlefshme.
“Beteja jonë do të vazhdojë në të gjitha shkallët anikomore, është një detyrim që ia kemi qytetarëve.”