TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Parisi është 24 vjeç. Studimet i mbaroi për Matematikë por nuk mundi të mbarojë Masterin pasi u diagnostikua nga leukemia akute.
Aktualisht vijon kimioterapinë në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”.
I kanë thënë se i vetmi shpëtim i jetës së tij është transplanti i palcës kurrizore. Një ndërhyrje kirurgjikale e cila bëhet vetëm jashtë dhe është e kushtueshme.
“Ndihem i pafuqishëm. I lutem Zotit të ndodhë diçka. Sa më shumë kalon koha është më keq për mua” thotë Parisi për “Ora News”.
E ëma nuk i mban dot lotët.
“Të shohin fëmijën tim si të tyren. Koha për atë fëmijë nuk pret” thotë Liria Zarka prej një viti endet nëpër zyra shteti e ne dyer e spitalit pas djalit të saj të vetëm.
Parisi kërkon nga të gjithë ndihmë që dhe të mos i prese ëndrrat në mes.