AKTUALITET, 1 Gusht 2021, 12:19

Shpërthimi i zjarreve në Turqi, qeveria evakuon turistët

Shpërthimi i zjarreve në Turqi, qeveria evakuon turistët
Turistët janë evakuuar nga plazhet në jug-perëndim të Turqisë, pasi shpërthimi i zjarreve po kërcënon tashmë hotelet dhe shtëpitë përreth. Anijet bregdetare turke – të ndihmuara nga anije dhe jahte private u erdhën në ndihmë turistëve, sipas mediave lokale. Në qytetin e Bodrumit, janë evakuuar tre hotele me turistë. Zjarret, të cilët kanë filluar që nga e mërkura, kanë shkaktuar të paktën gjashtë viktima. Dy viktimat e fundit u konfirmuan të shtunën. Zyrtarët thonë se të gjithë përveç dhjetë vatrave të zjarrit janë vënë nën kontroll. Presidenti Rexhep Tajip Erdogan vizitoi të shtunën Manavgat, ku u konfirmuan pesë viktimat e para.Erdogan u zotua se qeveria do të bëjë gjithçka për të ndihmuar personat e prekur nga kjo fatkeqësi. Presidenti është kritikuar gjithashtu mungesën e avionëve zjarrfikës. Por ai tha se “arsyeja kryesore për këto çështje është se Shoqata Aeronautike Turke nuk ka qenë në gjendje të përditësojë flotën dhe teknologjinë e saj”. Ai shtoi se Azerbajxhani, Irani, Rusia dhe Ukraina i kanë ardhur në ndihmë vendit në operacionin masiv të shuarjes së zjarreve.