TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ditë më parë gazetari Elton Qyno, ka komentuar rreth dosjes së operacionit “Shpirti”, pasi në media u tha se pjesë e dosjes ishte edhe emri i një gazetari të njohur që e kishte deklaruar i penduari-bashkëpunëtor i drejtësisë.
“Sipas lajmit dhe analizës së gazetarit në studio, gazetari i famshëm i kronikës së zezë, kishte marrë lekë për të goditur grupin rival të Ilir Duçkollarin, me qëllim denoncimi i parcelave të drogës në media.
Deklarata u bë dhe lajmi mori dhenë. Një gazetar i famshëm ka rënë në takamin e SPAK-ut. Dhe me këtë situatë që është bërë tani, SPAK-u po të kapi, ta hapi.
Atë ditë s’më ka pushuar telefoni. “…Ore kush është ky gazetar…”-njëri, “…kush është një gazetar… tjetri…”-më pyeste dynjaja.
“...Ore ikni se po ha bukë, ikni se s’ka gazetar, e nëse ka, gazetari informacion mer ngado, bilbil fryrësa ka dhe nga krimi jo vetëm në administratë…mjafton që gazetari ta verifikojë vërtetësinë e informacionit dhe është në rregull”-ja ktheja unë”, -shkruante Qyno në rrjete sociale.
Në këtë reagim nuk ka munguar edhe një koment nga gazetari Artan Hoxha, i cili gjuan larg, duke thënë se shpreson të mos pendohet ndonjë nga ata gazetarët e përgjuar nga rrota e mullirit që të tregojë më pas thesin e parave të krimit.
“Ishallah nuk pendohet ndonjë nga ata gazetarët e përgjuar nga rrota e mullirit dhe tregon, se thesin me paratë e paguara nga krimi organizuar e ka çuar direkt në zyrën e pronarit të televizionit, që është edhe Drejtor, edhe kryeredaktor, edhe redaktor madje dhe redaktor rrethesh”, ka komentuar Hoxha pa përmendur emra.
