AKTUALITET, 1 Gusht 2021, 12:37

Ish gjyqtarja, e dyshuara kryesore për vrasjen e presidentit të Haitit

Ish gjyqtarja, e dyshuara kryesore për vrasjen e presidentit të Haitit

Sipas një deklaratë nga policia e Haitit, i dyshuari kryesor për vrasjen e presidentit është një ish gjyqtare e Gjykatës Supreme.

Vrasja e Moise ka zhytur në kaos kombin më të varfër të hemisferës perëndimore duke nisur një kërkim ndërkombëtar për mercenarët dhe organizatorët e vrasjeve në të gjithë Amerikën.

Policia e Haitit ka lëshuar një urdhër arresti për Wendelle Coq-Thelot, një ish-gjyqtare të Gjykatës Supreme, e cila u shkarkua nga puna së bashku me dy gjyqtarë të tjerë në shkurt kur Moise pretendoi se ishte planifikuar një grusht shteti kundër tij.

Vendndodhja e Coq-Thelot nuk është bërë e ditur. Mercenarët kolumbianë dhe shtetasit amerikanë nga Haiti që janë arrestuar pas vrasjes së Moise dëshmuan se ishin takuar me Coq-Thelot.

“Disa prej tyre kanë treguar se kanë qenë dy herë në shtëpinë e zonjës Coq,” u tha Verrier gazetarëve.

“Këta persona i dhanë policisë detajet e dokumenteve të nënshkruara gjatë takimeve në shtëpinë e zonjës Coq.”

Policia ka bastisur shtëpinë e Coq-Thelot, si dhe rezidenca të tjera në fshat, tha Verrier.

Por ka ende shumë pikëpyetje rreth vrasjes së presidentit. Zyrtarët e Haiti fajësuan një skuadër mercenarësh kryesisht kolumbianë, tre prej të cilëve u vranë nga policia.

Një zyrtar i lartë i sigurisë së Moise u arrestua të martën.