AKTUALITET, 1 Gusht 2021, 11:24

“Kur vdes nëna bëhesh fëmijë”, një vit nga humbja e të ëmës, Rama poston foto nga varri i saj

Kryeministri Edi Rama ka postuar një foto nga varri i prindërve, në një vjetorin e ndarjes nga jeta të së ëmës së tij.

Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, Rama thotë se lutet për të qenë i denjë për dashurinë e tyre, ndërsa shkruan se kur vdes babai, fëmijës i duhet të bëhet burrë, e kur i vdes nëna bëhesh fëmijë pavarësisht moshës.

“Kur vdes babai bëhesh burrë, kur vdes nëna bëhesh fëmijë dhe kur të dy të shohin nga lart, lutesh të jesh i denjë për dashurinë e tyre…”, shkruan Rama.