AKTUALITET, 1 Gusht 2021, 13:55

Tërmet 5,5 ballë në jugperëndim të Turqisë

Tërmet 5,5 ballë në jugperëndim të Turqisë

Një tërmet me magnitudë 5,5 ballë goditi brigjet jugperëndimore të Turqisë në orët e para të mëngjesit të së dielës.

Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) tha se tërmeti goditi qytetin Datça të provincës Mugla në orën 7:31 të mëngjesit.

Vatra e goditjes ka qenë 14.85 km thellësi, më i madhi mes 131 pas-goditjeve të raportuara pranë së njëjtës zonë në 12 orët e fundit.

Zëvendësministri i Brendshëm turk Ismail Çataklı tha në një postim në rrjetet sociale se deri tani nuk ka raportime për dëme apo viktima.