AKTUALITET, 2 Maj 2019, 16:57

Vritet 59-vjeçari në Viti të Kosovës

Vritet 59-vjeçari në Viti të Kosovës


Mëngjesin e sotëm në fshatin Sadovinë e Vitisë ka ndodhur një përleshje e cila dyshohet të ketë qenë për motive pronësore, si pasojë e kësaj një person i moshës 59-vjeçare ka ndërruar jetë

Rastin për Gazetën "Express" e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani. “Mund ta konfirmoj se një person ka vdekur si pasojë e lëndimeve trupore të marra gjatë rrahjes. Dyshimet e para janë se rasti ka ndodhur për motive pronësore”, ka thënë Hashani. Ky i fundit ka bërë të ditur se janë arrestuar katër persona.

Mediat e Kosovës raportojnë se 59-vjeçari dyshohet se është vrarë nga kushërinjtë për shkak të tokës. Kushërinjtë e kanë vrarë atë pas një mosmarrëveshje për tokën.