AKTUALITET, 8 Mars 2019, 10:28

Vrau nënën, Gjykata lë në burg 54-vjeçarin, dëshmia: Më quante Goni mua, jo Nesim

Vrau nënën, Gjykata lë në burg 54-vjeçarin,

Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Nesim Demollarin, i arrestuar për vrasjen e nënës së tij 84 vjeçare.

Prokuroria kërkoi masën arrest me burg, duke thënë se ka prova që 54 vjeçari e ka dhunuar nënën derisa ajo humbi jetën. Për këtë ka edhe dëshmitë e komshinjve që kanë thënë se Demollari e rrahu nënën për gjysmë ore, ndërkohë që nga hetimet ajo është e goditur mjete prerëse në të gjithë trupim. Çështja i kaloi Krimeve të Rënda.

Ndërkohë që vetë djali ka thënë se nuk janë të vërteta ato për çfarë akuzohet.

“Mamanë e gjeta në korridor. Atë e ushqeja unë, por ajo bënte veprime të pandërgjegjshme.

Më quante Goni mua, jo Nesim. Dilte nga shtëpia vetë, por ishte me sklerozë, binte dhe rrezohej vetë. Unë e gjeta midis banjës dhe korridorit të shtrirë. E çova në dhomë. I shërbeja prej vitesh. Kishte renë nga divani me kokë.

Dy ditë me pare vrau syrin. Nuk e kam vrare unë, vdiq vete. Pasi vdiq mora vëllain në telefon. Unë kam punuar 20 vite në Greqi. Jam i pafajshëm dhe dua të gjykohem i lirë, dua të punoj, se nuk kam të ardhura”.