AKTUALITET, 8 Mars 2019, 08:53

Përplasi për vdekje me kamion 53 vjeçarin, prangoset shoferi nga Tirana

Përplasi për vdekje me kamion 53 vjeçarin, prangoset shoferi

Një aksident me vdekje ka ndodhur gjatë natës në aksin rrugor Lushnje – Fier.

Sipas policisë, shtetasi B.S, 52 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar kamionin tip “Iveko” ka aksidentuar për vdekje shtetasin N.N, 53 vjeç, banues në Fier, i cili ishte duke lëvizur me biçikletë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, arrestuan në flagrancë shtetasin:

B.S, 52 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi dje gjatë natës, në aksin rrugor Lushnje – Fier, duke drejtuar mjetin kamion tip “Iveko” ka aksidentuar shtetasin N.N, 53 vjeç, banues në Fier, i cili ishte duke lëvizur me biçikletë.

Për pasojë, shtetasi i dëmtuar N.N ka ndërruar jetë në Spitalin e Lushnjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.