TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
I ftuar në emisionin 'Open' në TCH, gazetari nga Kosova, Berat Buzhala e ka cilësuar vizitën e Edi Ramës në Itali jo si një lobim për Shqipërinë, por për imazhin e tij personal.
Sipas tij, imazhi i Shqipërisë nuk është i prishur, ndërsa imazhi i Edi Ramës po.
Kryeministri që zhvendoset në një shtet tjetër për të rregulluar imazhin e Shqipërisë?! Kjo është ironike.
Zoti Rama ka shkuar me përmirësu imazhin e vetë, jot ë Shqipërisë. Sepse shkrimet kanë qenë për zotin Rama.
Ai është fajtori, sipas mediave, e jo Shqipëria”, u shpreh ndër të tjera Buzhala.
Duke e krahasuar me vendet diktatoriale, Buzhala tha se kur autoritarët gjenden në vështirësi ja vënë fajin opozitës dhe shërbimeve sekrete.