AKTUALITET, 8 Mars 2019, 09:39

8 marsin italianët e festojnë me grevë kombëtare, rrezikohet transporti publik

8 marsin italianët e festojnë me grevë kombëtare, rrezikohet

Ky është një 8 mars “luftimi” për të drejtat, “një grevë e përgjithshme feministe”, ajo që shihet në shumë sheshe italiane, por edhe në 60 vende të tjera, të cilat janë ngjyrosur me ngjyrën rozë.

Konfederata e bashkuar dhe Unioni Sindikal kanë lajmëruar një grevë të përgjithshme kombëtare 24 orëshe që prek të gjitha kategoritë publike dhe private të punëtorëve.

Pretendimet – Në një shënim, sindikatat kanë listuar të gjitha pretendimet e grevës së përgjithshme: “Dhuna mashkullore mbi gratë, diskriminimi i gjinisë, kundër pasigurisë dhe privatizimit të Welfare (mbështetja e qeverisë ndaj qytetarëve), e drejta në shërbimet publike falas dhe të aksesueshme, trashëgimia universal dhe e pakushtëzuar, në shtëpi, në punë, në barazi përsa i përket rrogës, edukimi shkollor, liria e lëvizjes, për politikat që mbështesin mëmësinë dhe atësinë e ndarë në mënyrë të barabartë.”