AKTUALITET, 8 Mars 2019, 08:38

Digjet makina e punonjëses së tatimeve në Vlorë, dyshimet e para

Digjet makina e punonjëses së tatimeve në Vlorë, dyshimet e

Një automjet është përfshirë nga flakët në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si “Aleksandria” dhe bëhet fjalë për një "Mecedes benz" me targa AA928TZ, i cili është shkrumbuar totalisht nga flakët.

Mësohet se makina ishte në pronësi të një punonjëse të tatimeve në Vlorë.

Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ku po heton edhe për shkaqet. Mësohet se grupi hetimor dyshon për zjarrvënie të qëllimshme me benzinë.

Informacion paraprak

Rreth orës 04:25, në lagjen ”Pavarësia” është konstatuar duke u djegur automjeti tip ”Benz”, në pronësi të shtetasit L.B., banues në Vlorë.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.