AKTUALITET, 14 Gusht 2018, 16:03

I dënuar me 8 vite burg për trafik personash, ekstradohet nga Greqia i riu nga Elbasani

I dënuar me 8 vite burg për trafik personash, ekstradohet nga Greqia i

Ekstradohet nga Greqia një 29-vjeccar, i cili është dënuar me 8 vjet burg për trafik personash.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se Viktor Floqi, 29 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Z.Q.K Interpol Tirana më datë 17.11.2016, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, me vendimin penal nr. 63, datë 10.05.2016, e ka dënuar me 8 vjet burg për veprën penale të “Trafikim i personave të rritur”, parashikuar nga neni 110/a/2 i Kodit Penal.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Shtetasi Viktor Floqi më datë 07.06.2014, ka trafikuar me qëllim prostitucioni nga Shqipëria në Itali shtetasen J.H, banuese në lagjen “Partizani” Elbasan.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën, u bë i mundur arrestimi i tij në Greqi, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.