TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shqipëria do të luajë sot ndeshjen e tretë në Ligën e Kombeve, ku do të sfidojë Izraelin në transfertë. Skuadra e Kristian Panuçit do të tentojë që të marrë një fitore, për të shpresuar më pas për vendin e parë në grupin 1 të Ligës C.
Një muaj më parë kuqezinjtë triumfuan ndaj izraelitëve me rezultatin 1-0, por kundërshtari tregoi se ka mjaft cilësi dhe sot nuk do të jetë një ndeshje e lehtë. Synimi është që të përsërisim një sukses si një vit më parë, edhe pse do të jetë mjaft e vështirë.
PJESA E PARË
Mbylljet pjesa e parë mes Izraelit dhe Shqipërisë me rezultatin 1-0 në favor të vendasve. Kuqezinjtë janë ndëshkuar që në minutën e 8-të nga një pakujdesi i lojta4rëve kuqezi, pasi asisti për këtë gol erdhi nga këmbët e portierit, i cili ftoi nga një godite fundore sulmuesin Hemed, i cili i vetëm me Strakoshën nuk e pati të vështirë që të gabonte. Skuadra e Panuçit reagoi mjaft mirë dhe ushtroi mjaft presion, por nuk mundi që të shënonte, më shumë për meritë të portierit vendas, që u bë “hero” në disa sekuenca të ndeshjes.
Liga e Kombeve, e diel, 20:45,
Stadiumi “Yaakov Turner Toto”, Liga C
Izrael 1-0 Shqipëri
Shënues: Hemed 8′
GOLI
8′ – Hemed merr një top nga portieri dhe del i vetëm me Strakoshën, duke e ndëshkuar këtë të fundit me një goditje qëndrore.