TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ditët e fundit një sërë vrasjesh dhe krimesh të tjera kanë ndodhur në vendin tonë, ku vetëm në Shkodër disa persona janë ekzekutuar në mënyrë mafioze.
Për gazetarin Basir Çollaku i pari që do të duhej të jepte dorëheqjen është pikërisht ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj, që sipas tij nuk ka guximin që të përballet me bandat, pasi vetë vëllai i tij ka qenë i përfshirë në trafikun e drogës.
“Xhafaj duhet të nisë me shkarkimin e vetes, nuk e di se çfarë pret më presideni i vendit dhe nuk thërret këshillin e sigurisë kombëtare. Krimi ka marrë pushtetin dhe vendi kontrollohet nga bandat, Kriminelët kontrollojnë spitale, policinë dhe burgjet”, u shpreh Çollaku në studion e lajmeve në ”Fax News”.
Ndërkohë që lidhur me vendimin e opozitës për të mbajtur një takim sot në Shkodër me të gjithë deputetët, Çollaku u shpreh se veprimi i tyre duhet të jetë më radikal, ndryshe situata mund të agravojë më tej.
‘’Vendimi i opozitës është i duhuri, po vendimet radikale duhet të jenë më të dukshme. Është mirë që këto mandate të vihen në dispozicion të qytetarëve të Shkodrës. Jemi në kushtet e terrorit, dhe në rast se opozita nuk kryen veprime të forta brenda tre muajve atëherë qëndresa e mëvonshme do të jetë e kot.
Unë e kam të pamundur që në këtë qeverisje të gjej një ministër që nuk ka pas një grup kriminal që e mbështet. Ne e dimë dhe merakun e zotit Rama që do ta bëjë medoemos Shkodrën një qytet të majtë. Unë them që ngjarjet në Shkodër janë të lidhura bashkërisht, Rama po përpiqet që të bëjë në Shkodër atë që bëri me Elvis Roshin në Kavajë.
Edhe Vlora dhe Elbasani dhe Durrësi, pa lënë mënjanë Fierin, janë qarqe që duket se garojnë më njëri tjetrin për aktivitete kriminale.
Dhuna ndaj gazetarëve është e iniciuar nga ana e kryeministrit, kur i quante mediat kazan. Kryeministri fliste me gjuhën e bandave, ortakët e tij kanë një tjetër gjuhë. Rasti i Klodiana Lalës është shumë i rëndë, ne kemi frikë të flasim, pasi ky mund të të vrasë”, u shpreh Çollaku në Fax News./Faxweb/