AKTUALITET, 3 Shtator 2018, 13:57

Drejtori sportiv i klubit serb: Do ishte e pamundur, ja pse lojtarët shqiptarë nuk luajnë dot për ne

Drejtori sportiv i klubit serb: Do ishte e pamundur, ja pse lojtarët

Drejtori sportiv i klubit serb Cervena Zvezda, Zvezdan Terzic, në një intervistë për mediat e vendit të tij ka folur për shortin e “Champions League” ku ata do të luajnë në të njëjtin grup me Napolin, Paris SG dhe Liverpool.

Mbi të tjera, duke parë që Xherdan Shaqiri me shumë mundësi do të ketë minutat e veta në përballjen me Liverpool, ai është pyetur nëse e imagjinon që një shqiptar të luajë për Zervena Zvezda-n.

“Nuk ka të bëjë me qëndrimin tim personal ndaj futbollistëve shqiptarë. Jam i bindur se ai nuk do të kishte pasur ambient të mirë për stërvitje dhe punë. Crvena Zvezda ishte dhe mbetet klub serb, ndërsa Partizani ishte klub jugosllav. Ne nuk mund t’i ndryshojmë disa rregulla. Personalisht, nuk do të kisha mundur të imagjinoja ndonjë shqiptar të luante për Crvena Zvezdën”, – tha drejtori i përgjithshëm i klubit serb, Terzic.